shqip | english_
 

SHËRBIMET E INTEGRUARA  
       
 

UNI-PROJECT Shërbimet e Integruara

UNI-PROJECT është i përgatitur të krijoj ë dhe zhvilloj ë shërbime të integruara duke iu përshtatur kërkesave të klientit. Kompania jon ë momentalisht është duke i implementuar një numër kontratash me institucionë dhe organizata në të cilat llojet dhe numri i shërbimeve menaxhohen në kuadër të një kontratë të vetme. Pra, për të gjitha këto shërbime ekziston vetëm një pik ë kontakti .

Qasja jonë ndaj shërbimeve të intëgruara mundëson shërbime të shumta teknike të cilat ofrohen me një standard të lartë të punës në bazë të kërkesave të klientit, duke arritur që njëkohësisht klienti të kursen edhe në aspektin financiar.

Përmes shërbimeve të integruara të cilat ofrohen nga UNI-PROJECT , ju mund të kombinoni sipas dëshirës suaj numër të caktuar të shërbimeve. Për mëtepër, pa marrë parasysh se cfarë lloj shërbimi ju vendosni të merrni, duke angazhuar UNI-PROJECT ju garantoheni që integrimi i sa më shumë shërbimeve në një kontratë ofron vetëm përfitime shtesë për ju!

Shërbimet e integruara funksionojnë duke eliminuar mënyrën e vjetër të të menduarit rreth menaxhimit të objekteve dhe duke organizuar ndërmarrjen të jetë efikase në secilin nivel të organizimit të saj. Përmes trajnimit adekuat të stafit tonë në punë të ndryshme të mirëmbajtjes, ne kemi arritur të kryejmë shumicën e punëve të mirëmbajtjes pa pasur nevoje të angazhojm ë nën-kontraktor ë. Në këtë m ënyrë ne poashtu eliminojm ë shpenzimet shtëse të cilat aplikohen me rastin e angazhimit të tyre.

Llojet e shërbimeve të cilat ofrohen

Gjatë themelimit të sektorit për shërbimet e integruara, ne kemi arritur që në kuadër të ndërmarrjes sonë të angazhojmë staf profesional i cili ka aftësi të menaxhojë lloje të ndryshme të shërbimeve të mirëmbajtjes teknike të cilat i ofron ndërmarrja jonë .

Disa prej shërbimeve të mirëmbajtjes teknike të cilat i ofron ndërmarrja jonë në kuadër të Shërbimeve të Integruara janë:

• Mirëmbajtja e Ndërtesës
• Pastrimi (Zyrat, Dritaret dhe shërbime tjera të pastrimit)
• Menaxhimi i hapësirave
• Shërbimet e kopshtarisë
• Mirëmbajtja e rrjetit të rrymës
• Mirëmbajtja e sistemit të ngrohjes, ventilimit dhe aklimatizimit
• Planifikimi hapësinor dhe shërbime projektuese (Autocad, ArchiCad)
• Menaxhimi i mbeturinave dhe riciklimi i tyre

Stafi menaxhues i shërbimeve

Struktura menaxhuese e ndërmarrjes sonë përbëhet nga individë të motivuar me përvojë të madhe në këtë lëmi.

Për secilën kontratë caktohet Menaxheri i Kontratës i cili ka për obligim të menaxhoj ë punët e kontraktuara si dhe të shërbejë si pik ë reference për klientin.

Si pjes ë e kontrollit të kualitëtit të punës, ndërmarrja jonë mban shënime që kanë të bëjnë me menaxhimin e objektit si dhe në baz ë të kërkesës raporton për ndonjë gjë që ka të bëjë spcifikisht me punët e kontraktuara.

Përmes gërshetimit të njerëzve, proceseve të punës, si dhe teknologjisë, Ekipi ynë menaxhues për Shërbimet e Integruara mundëson zgjidhje të shumta me benefite efikasiteti në veçanti.

Qasja e shumanshme në Shërbimet e Integruara

Qasja e shumanshme në punët e përditshme na ofron mundësinë të kryejmë punët e mirëmbajtjes me një numër relativisht të vogël të stafit – kursim ky që përcillet drejtpërdrejtë tek klienti ynëi cili përfiton nga çmimet më të ulëta të shërbimeve tona.

Trajnimi i cili bëhet me stafin tonë ndikon në ndryshimin e perceptimit të tyre në raport me detyrat e tyre. Ata inkurajohen të kryejnë punë të cilat janë në kufirin e mundësive të tyre, pra punë të cilat i kanë si mjeshtri sekondare por duke mos lënë anash edhe mjeshtrinë e tyre primare.

Në vend të rritjes së ngarkesës (vëllimit) së punës për individin (mjeshtrin) e caktuar, implementimi i qasjes së shumanshme në punët e përditshme të mirëmbajtjes ofron mundësi të shumta si dhe ngritë produktivitetin përmes punës ekipore.

Krijimi i ekipeve me qasje të shumanshme mundëson mbulesë dhe lehtësim në raste të mungesës së punëtorit nga puna qoftë në mënyrë të planifikuar ose jo, si dhe mundëson qasje të shpejtë ndaj defekteve të cilat mund të lajmërohen duke shkurtuar kohën e intervenimit.

Kontrolli i kualitetit

Sistemi i menaxhimit të kualitetit i cili është i punuar nga UNI-PROJECT në mënyrë të qartë i përcakton proceset dhe procedurat të cilat duhet të ndiqen gjatë planifikimit, organizimit, dhe implementimit të shërbimeve . Përmes Shërbimeve të Integruara ne synojmë të tejjkalojmë parashikimet e klientëve tanë në kuptim të kualitëtit dhe efikasitëtit në punë . Këtë gjë mund ta arrijmë vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë me klientët tanë duke kuptuar qartë kërkesat e tyre dhe pastaj përmbushur ato me shërbime adekuate të cilat qartësohen në Kontratat për Shërbime.

 
  Shërbimi për Qytetarë  
     
 

UNI PROJECT sapo ka lansuar shërbimin e ri të quajtur "Citizens Service"

Llojet e shërbimeve të cilat ofrohen përmes “Shërbimit për qytëtare” janë:

Uji&Kanalizimi
Mirëmbajtja e rrjetit të rrymës
Zdrukthëtaria
Punë tjera

 
     
     
 

Ju përfitoni nga ky shërbim: koha e intervenimit për çdo shërbim është vetëm 30 minuta!

 
     

 


©2006 UNI PROJECT, +381 38 54 55 92, info@uniproject.org
Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara