shqip | english_
 

PASTRIMI  
       
 

Me bagazh të madh të përvojës në lëminë e pastrimit, ju do të siguroheni se Departamenti i Pastrimit i UNI-PROJECT posedon ekspertizën e nevojshme për t'iu përgjigjur kërkesave tuaja për secilin nga shërbimet e pastrimit. Duke filluar nga pastrimi ditor deri tek pastrimi i thellë industrial , pastrimi i tepihëve, dritareve, si dhe shërbime tjera që kanë të bëjnë me këtë fushë, ne ju garantojmë përmbushje të plotë të nevojave dhe kërkesave tuaja.

Departamenti i Pastrimit i UNI-PROJECT-it përkujdeset që ndërtesa juaj të krijoje përshtypje pozitive tek klientët dhe stafi juaj përmes metodave inovative dhe efektive te pastrimit të cilat i praktikojmë .

Pastrimi i brendshëm i objekteve
Pastrimi i brendshëm i objekteve është një prej shërbimeve kryesore të cilin e ofron ndërmarrja jonë. Ky lloj shërbimi ofrohet në tërë territorin e Kosovës. Krahas shtrirjes së gjerë gjeografike, UNI-PROJECT ka mundësi të ofrojë shërbime kualitative, duke iu bindur se shërbeheni nga njëra prej ndërmarrjeve lidere n ë lëminë e pastrimit e cila përdor sisteme të dëshmuara për menaxhim të objekteve.

Ndërtesa juaj
Objektet të cilat pastrohen nga UNI-PROJECT variojne jashtëzakonisht për nga madhësia, duke filluar ndërtesat e UNMIK-ut të cilat janë të pozicionuara në tërë territorin e Kosovës (Prishtine, Mitrovice, Prizren, Gjilan dhe Peje) dhe për pastrimine e tyre nevojitet një numër i madh i stafit; deri tek zyrat e vogla të qyteteve të ndryshme kosovare për pastrimin e të cilave mjaftojnë shumë pak punëtorë dhe orë angazhimi në javë.

Ekipi menaxhues i ndërmarrjes sonë dhe sistemet e pastrimit janë të dizajnuara ekskluzivisht për të plotësuar të gjitha nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë, pa marrë parasysh madhësinë e objektit

Pastrimi gjatë ditës
Krahas rritjes konstante të tregut, UNI-PROJECT ka arritur t'i përshtatet nevojave të tregut duke aplikuar metoda inovative për kryerjen e shërbimeve te pastrimit. Njëra prej tyre është edhe pastrimi gjatë ditës, shërbim me përfitime të dyanshme: për ne dhe klientët. Këto benefite përfshijnë: Qasje fleksibile ndaj punës (pastrimit), rritje e motivimit për punë dhe ngritje e kualitetit të punës. Për më tepër, përmes përdorimit të teknologjisë më të re për pastrim të ndërtesave, ekipet tona të pastrimit kanë mundësi të kryejnë punën e tyre pa penguar stafin punonjës, duke siguruar njëohësisht që objekti të duket i pastë gjatë gjithë kohës.

Pastrimi i xhamave
Pastrimi i xhamave (dritareve) është njëri prej shërbimeve kryesore të Departamentit të Pastrimit dhe UNI-PROJECT këtu radhitet ndër ndërmarrjet lidere në këtë lëmi. Duke u bazuar në përvojën dhe njohuritë e bollshme, ne ofrojmë shërbime për objekte të ndryshme të cilat variojne nga ndërtesat e larta e deri tek ndërtesat për të cilat qasja për pastrim është komplekse. Me ekpertizën e duhur ne ju ofrojmë shërbime kualitative dhe njëkohësisht minimizojmë rrezikun që paraqet ky shërbim nëse kryhet nga vetë klienti.

Para çdo pastrimi të xhamave bëhet evaluimi i shkallës së rrezikut që paraqet aktiviteti, dhe në këtë mënyr ë ne ju sigurojmë se nuk do të paraqitet asnjë defekt gjatë punës sonë.

Që nga stafi i angazhuar në tok ë e deri tek stafi i cili punon n ë lartësi t ë mëdha, t ë gjithë janë t ë trajnuar për punën t ë cilën e kryejnë: n ë lartësi të mëdha dhe nivel të lartë të rrezikut.

Pastrimi i përgjithshëm (Gjeneral)
Së bashku me Sektorin e Pastrimit të Dritareve ky shërbim përbën pjesën më të madhe të aktiviteteve tona të përditshme. Ky shërbim përfshin: pastrimin e tepihëve, mirëmbajtjen e dyshemeve (mermer, pllaka, linoleum), pastrimin e tualeteve, dhe pastrime tjera të thella.

Stafi menaxhues i UNI-PROJECT ka njohuri adekuate të përcaktojë metodologjinë përkatëse të pastrimit për objektin tuaj. Ekipet tona t ë pastrimit janë t ë trajnuar n ë Qendrën për Trajnim t ë stafit dhe në praktikë, në vendin e punës.

 
  Pastrimi i Xhamave (Fasadave të Objekteve)  
     
 

 
 

 

 
 

Ky shërbim është i dedikuar për objekte të cilat kanë fasadë strukturale ose lloj tjetër fasade që nuk ka qasje nga pjesa e brendshme e objektit. Pastrimi i fasadave bëhet nga stafi profesional i trajnuar për këtë qellim si dhe me mjete dhe teknikë moderne të cilat mundësojnë pastrim të shpejtë, efikas dhe çmime të arsyeshme

 
     

 


©2006 UNI PROJECT, +381 38 54 55 92, info@uniproject.org
Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara