shqip | english_
PËR NE  
       
 

UNI PROJECT është ndërmarrje private e themeluar në Prishtinë ne vitin 2001.

Shërbimet tona përfshijnë:

*pastrimin,
*mirëmbajtjen,
*renovimin/restaurimin,
*projektimin


...e objekteve private dhe publike.

Me punë të shkëlqyeshme, staf profesional dhe përdorimin e mjeteve më moderne, UNI-PROJECT ju ofron shërbimet më kualitative në treg, gjë që dëshmohet me rritjen konstante të stafit tonë.

UNI-PROJECT mbulon territor t ë gjerë të Kosovës me veprimtarin ë e saj në qytetet më të mëdha: Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Gjilanin dhe Prishtinën dhe numrin e madh të punëtorëve, 273.

Te gjithë punëtorët tonë janë zgjedhur në bazë konkursit, kanë kaluar përmes procesit te trajnimit në qendrën tonë të trajnimit (akademia e trajnimit UNI-PROJECT ) dhe në mënyre adekuate janë caktuar në vende te punës. Për më teknikët e UNI-PROJECT kanë përvojë të gjatë pune në Kosovë dhe jashtë vendit.

Duke kombinuar të gjitha komponentet e lartpërmendura, ne ju garantojmë shërbim efikas, të kualitetit të lartë, dhe të sigurtë. UNI-PROJECT mbanë përgjegjësi për të gjitha dëmet e shkaktuara nga stafi ynë.

 
  Shërbimi për Qytetarë  
     
 

 
 

 

 
  UNI PROJECT sapo ka lansuar shërbimin e ri në treg, i cili është "Shërbimi për Qytetarë". UNI-PROJECT do të angazhohet që nëpërmjet këtij shërbimi ti ofroj qytetarëve të Prishtinës shërbime të ndryshme teknike.

Ky shërbim vjen si rezultat i kërkesave të mëdha të qytetarëve për zgjidhjen e problemeve teknike në shtëpitë e tyre.

 
     

 

 



©2006 UNI PROJECT, +381 38 54 55 92, info@uniproject.org
Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara